Zguri braktis mbledhjen e KQZ: Dekreti i Presidentit zbatohet, nuk gjykohet

schedule14:30 - 10 Qershor, 2019

schedule 14:30 - 10 Qershor, 2019

I përçau dekreti i presidentit anëtarët e komisionit qendror të zgjedhjeve.

Këtu kam kodin zgjedhor të republikë së Shqipërisë, gjithkush mund të lexojë se deri ku shtrihet hapi i komisionin qendror të zgjedhjeve, hapi ynë. A mundemi ne anëtarët e KQZ një institucion inferior, në raport me presidencën, të refuzojmë një vullnet të tillë? Kështu që për të qenë së paku i qetë, në këtë paqartësi aktuale që ka vendi ynë, unë jam i detyruar të çohem dhe ndoshta kolegët e mi mund ta zhvillojnë mbledhjen ose ata që  janë në të njëjtën logjike me mua, mundemi që të bashkohemi”, tha Zguri.

Nuk e ndoqën nga pas kolegët e tij, përkundrazi qëndruan për të deklaruar qëndrimin kundër vendimit të kryetarit të shtetit për anullimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Ky dekret i dytë, i cili shfuqizon dekretin e nëntorit për zhvillimin  zgjedhjeve në datën 30 qershor, është një akt administrative absolutisht i pavlefshëm”.

Nxjerrja e dekretit është brenda kompetencave të presidentit, por ai nuk mund të anullojë apo të mos caktojë fare një datë zgjedhjesh sipas anëtarëve që përfaqësojnë shumicën në parlament. Duke anuluar zgjedhjet e 30 qershorit Shqipëria është sot pa një datë zgjedhjesh tha anëtari Denar Biba.

Duke e lënë vendin pa datë zgjedhjesh presidenti refuzon të përmbushë detyrimin që organi publik ia ka kaluar për ta ushtruar”.

Të pavlefshëm e konsideruan edhe anëtarët e tjerë të komisionit qendror të zgjedhjeve.

Sipas katër anëtarëve të komisionit qendror të zgjedhjeve shfuqizimi i dekretit është një shkelje e hapur sepse lë vendin pa datë zgjedhjesh, prandaj shohin të arsyeshme të vijojnë me organizimin e zgjedhjeve për 30 qershor./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!