Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl u bënë prindër për herë të pare para disa ditësh. Lajmin e bukur e dha vetë modelja me një postim në Instastory ku shfaqet duke mbajtur bebushin në krahë teksa së bashku me Jakubin i dhurojnë puthje.
“Nuk mund ta përshkruajmë këtë dashuri”, shkruante Afërdita.
Çifti i vendoi djalit emrin Sky Blue Kindl, një emër shumë i veçantë.
Ndërsa së fundmi, Afërdita ka treguar se emrin ia ka vendosur ajo dhe do të thotë “Qiell”.
“Ishte ideja ime. Po qëndroja shtrirë një ditë duke u relaksuar dhe duke ndjerë shkelmat e tij dhe po mendoja që ai do të jetë qielli jonë. Bashkëshortit tim i pëlqeu shumë ideja”, shkruan ajo./abcnews.al