Zgjodhi Kosovën, Gledi Mici: Nuk e di pse nuk më ftoi Shqipëria

schedule09:16 - 2 Qershor, 2021

schedule 09:16 - 2 Qershor, 2021

Të shumtë janë futbollistët shqiptarë Nga Kosova që kanë zgjedhur të përfaqësojnë Shqipërinë, por me krijimin e përfaqësueses dardane ka nisur të ndodhë edhe e kundërta. Gledi Mici është i pari futbollist me pasaportë shqiptare, i cili do të luajë për Kosovën.

Ai ka pranuar ftesën e trajnerit Bernard Challandes për ndeshjet miqësore që Dardanët luajnë në qershor. Për “ABC”, Mici tha se është i lumtur për ftesën dhe falënderon Federatën e Futbollit të Kosovës për grumbullimin e tij. 29 vjeçari ka luajtur për moshat e Shqipërisë, por nuk ka marrë një ftesë nga ekipi A.

Në lidhje me këtë çështje ai tha se nuk i di arsyet se pse nuk është grumbulluar edhe gjithmonë ka qenë në një pritje të një ftese nga kuqezinjtë.

Mbrojtësi i skuadrës së Prishtinës tha se shpreson që një ditë të dyja kombëtaret të bashkohen dhe të bëhet një ekip shumë herë më i fortë. / abcnews.al