Zgjidhni formën tuaj të buzëkuqit dhe zbuloni personalitetin

schedule12:06 - 30 Korrik, 2020

schedule 12:06 - 30 Korrik, 2020

Kujdesi ndaj vetes është gjithmonë edhe më i theksuar kohët e fundit.  Të gjitha gratë dhe vajzat mundohen të zbukurohen me aq sa munden për të qenë sa më të kuruara. Mirëpo, askush nuk e di, por edhe tek produktet kozmetike ka disa sekrete. Për shembull tek buzëkuqi, forma e buzëkuqit që zgjidhni për të përdorur tregon shumë rrethë personalitetit tuaj.

1.E rrumbullakët

Maja e rrumbullakët e buzëkuqit tuaj  tregon se jeni një person i sjellshëm. Ju pëlqen të ndani gjithçka me miqtë tuaj dhe të kaloni kohë me familjen.

2.Konike

Maja konike e buzëkuqit tuaj tregon se jeni një person shumë aventuresk. Ju pëlqen të udhëtoni dhe të shihni vende të reja, nuk mund ta duroni rutinën.

3.Diagonale

 

Forma diagonale buzëkuqit  tregon se jeni shumë ambicioz dhe perfeksionist. Ju gjithmonë merrni atë që ju ofrohet dhe nuk shikoni pas të shkuarën.

4. Me majë

Një buzëkuq me majë tregon që ju pëlqen të jeni në qendër të vëmendjes.Ju nuk keni frikë nga asgjë dhe sfidat janë motivimi juaj në jetë.

5.E sheshtë

Maja e sheshtë e buzëkuqit tregon që ju jeni një person shumë i ëmbël dhe i dashur. Ju pëlqen t’i bëni njerëzit përreth jush të lumtur. Dëgjoni me kujdes të tjerët dhe mbani në mend këshillat e tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!