Coronavirusi vazhdon të përhapet me shpejtësi në mbarë botën. Aktivitetet sportive janë ende të pezulluara dhe nuk dihen se kur do të rifillojnë. Megjithatë, UEFA e ka një plan.
Fillimisht mendohet se kampionatet në Europë do të rifillojnë në maj dhe çdo gjë pritet të mbarojë në fund të qershorit. Por, rasti më i keq është që ky sezon të luhet në gusht, raporton “The Times”.
Kjo do ti japë mundësinë klubeve që të rikuperojnë dhe nga ana financiare. Ndërkohë që sezoni 2020/2021 do të rifillojë në shtator, por duhet patjetër që të përfundojë në majin e vitit 2021. Kjo për shkak se verën tjetër do të zhvillohet Euro 2020, e cila u shty nga UEFA për shkak të Covid-19. /abcnews.al