Zgjidhet situata e naftëtarëve të Uzinës së Ballshit

schedule18:49 - 29 Dhjetor, 2017

schedule 18:49 - 29 Dhjetor, 2017

Naftëtarët e uzinës së Ballshit kanë marrë pagat e muajit nëntor duke përfunduar kështu edhe protestën e tyre.
Pasditen e së premtes ata u grumbulluan pranë një banke të nivelit të dytë ku kanë verifikuar llogaritë e tyre rrjedhëse. Naftëtarët u detyruan të shkojnë në Tiranë për ti bërë autoritetet të reagojnë.
Punëtorët e naftës nuk kishin marrë pagat e muajit nëntor, ndërsa uzina në Ballsh është ndalur për remont./abcnews.al

Gazetare e ABC News: Valbona Daci

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!