Bernardo Arevalo, favoriti i papritur në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, në Guatemalë, zgjidhet kreu i ri i shtetit, bazuar në numërimin e votive nga komisiont zgjedhor, Gjykata e Lartë Zgjedhore (TSE), me 95% të votave të vlefshme.
Presidenti në largim Alejandro Yamatei uroi Arevalo për fitoren e tij dhe i bëri thirrje atij që të nisë procesin e transferimit të pushtetit sapo rezultati të bëhet zyrtar.
Presidenti i ri, një socialdemokrat 64-vjeçar, do të marrë detyrën më 14 janar 2024.
/abcnews.al