Zgjidhet misteri 25-vjeçar i Titanic, pse Jack nuk mund të qëndronte në derë me Rose

schedule21:54 - 21 Dhjetor, 2022

schedule 21:54 - 21 Dhjetor, 2022

Në 25 vjet që nga publikimi i filmit ” Titanic “, teori të panumërta kanë dalë për të mbështetur ose kundërshtuar zgjedhjen e skenarit që Jack (Leonardo DiCaprio) të qëndronte jashtë derës dhe të vdiste në ujë nga hipotermia, ndërsa Rose (Kate Winslet) do të shpëtohej.

Disa shkuan deri aty sa e akuzuan Rose-n se ngaqë ishte “topolake” nuk kishte vend për Xhekun dhe kjo ishte arsyeja që ai vdiq.

Ky argument i vazhdueshëm e detyroi James Cameron të kryente një eksperiment me një ekspert të hipotermisë për të parë nëse ata të dy mund të ngjiteshin në derën që ai të mos vdiste. Jack dhe Rose të vazhdonin të jetonin në dashuri.

Eksperimenti, i cili u filmua dhe do të shfaqet në një film special të bërë nga Cameron, tregoi se ishte e pamundur që të dy të ishin në derë dhe të shpëtoheshin, sepse dera do të kishte një tërheqje më të madhe që do t’i sillte trupat e tyre në kontakt me ujin e ftohtë dhe të dy do të vdisnin.

Megjithatë, vlen të theksohet se së fundmi, Kate Winslet, Rose e filmit, iu referua komenteve nënçmuese që kishte dëgjuar për peshën e saj në atë kohë dhe foli për sjellje abuzive dhe bullizuese nga mediat.

Dhe kështu, teorive të gjithë këtyre viteve marrin fund… /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!