Zgjidhet me sukses rasti i ndërlikuar i pacientit 68 vjeçar sajë bashkëpunimit midis mjekëve kirurgë specialistë në Spitalin Hygeia

schedule14:10 - 25 Janar, 2021

schedule 14:10 - 25 Janar, 2021

Pacienti i moshës 68 vjeçare paraqitet për konsultë të specializuar në spitalin Hygeia, pasi prej disa kohësh ankonte nga shqetësime të tilla si:

-Diskomfort abdominal;

-Hematuri në urinë(gjak);

-Rënie nga pesha.

Pas konsultave dhe ekzaminimeve laboratorike & imazherike(CT abdomen me kontrast) të kryera nga mjekët specialist, pacienti diagnostikohet me Kancer me përmasa të mëdha në Veshkën e Djathtë shoqëruar me:

-Tromb me shtrirje të madhe në Venën Cava Inferior(në venën më të madhe të trupit të njeriut) që konsistonte në bllokim që niste nga fundi i abdomenit (pikërisht nga vena iliake e djathtë) duke arritur deri në nivelin e mëlçisë, bllokim ky që kishte çuar në enjtje të zonës së abdomenit dhe atë të ekstremiteteve të poshtme të pacientit (këmbëve). Në rast neglizhimi dhe mostrajtimi të këtij problemi në kohën e duhur pacienti rrezikonte për trombozë pulmonare që mund të rezultonte deri në pasoja fatale për jetën e tij;

-Limfonodul të madh (Bulging Lymph Node) në zonën inter dhe retro aorto-caval(prezence tumorale në një gjendër limfatike të rritur jashtëzakonisht shumë) pa metastaza.

Fillimisht, mjeku kirurg urolog Dr. Spyridon Gouvalis si fazë të parë të trajtimit i rekomandon pacientit trajtimin me hormonoterapi për një periudhë 3 mujore. Qëllimi i këtij trajtimi i cili rezultoi i suksesshëm, ishte zvogëlimi i masës tumorale për të kaluar më pas në fazën e dytë të trajtimit, atë të Kirurgjisë gjatë së cilës u kryen ndërhyrjet kirurgjikale:

– Limfadenektomi inter dhe retro aorto – cavale, një ndërhyrje kjo mjaft e vështirë dhe me rrezikshmëri të lartë, pasi mjaft pranë janë 2 enët më të mëdha të trupit të njeriut;

– Nefrektomia Transperitonale Radikale pra, heqja e tumorit së bashku me veshkën e djathtë nisur nga fakti që masa tumorale kishte dëmtuar veshkën – kryer nga ekipi i mjekëve urologë nën udhëheqjen e Dr. Spyridon Gouvalis

si dhe

– Trombektomia Cavale (heqja e trombit pas hapjes së venës cava)- realizuar me sukses nga Dr. Bledar Hodo, mjek kardiokirurg dhe kirurg vaskular në Spitalin Hygeia.

Pas këtyre ndërhyrjeve të realizuara me sukses sajë bashkëpunimit të frytshëm në sallën kirurgjikale midis ekipit të mjekëve kirurgë urologë dhe mjekut kirurg vaskular, gjendja shëndetësore e pacientit është e stabilizuar dhe në një fazë të dytë(pas përgjigjes së biopsisë) ai mund të vijojë me terapinë e rekomanduar nga mjekët specialistë.

Për t’u lidhur me mjekët specialist të spitalit Hygeia, lutemi të kontaktoni në numrin e sekretarisë:04 23 90 000

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!