Dita e sotme nis me zgjedhjen e liderit të skuadrës blu, pas humbjes së Alvës në spektaklin e së shtunës, Dance Reality Show “T’ka mami yll”. Mes shumë votave, për Kristinën dhe Laurën, u zgjodh kjo e fundit.
Nga ana tjetër, profesor Albi Nako ka dhënë një njoftim të rëndësishëm, ku kjo javë do të jetë e fundit e ndarë në dy skuadra. “Mendoj që kjo është java e fundit që do të ketë skuadra.
Ne jemi në javën e çerek finales këtë të shtunë. Javën tjetër është gjysmë finalja dhe nuk ka më skuadra, që do të thotë në një krah janë të gjithë fëmijët, në krahun tjetër janë të gjitha mamatë”, tha ai.
/abcnews.al