Zgjidhet bomberi i së ardhmes, United “parakalon” Barcelonën

schedule12:14 - 1 Nëntor, 2019

schedule 12:14 - 1 Nëntor, 2019

Manchester United po kërkon me ngul një sulmues. Ole Gunnar Solskjaer dëshiron të transferojë një bomber cilësor në “Old Trafford”. Ideja e fundit quhet Lautaro Martinez, për të cilin interesohet edhe Barcelona.

“Djajtë e Kuq” kanë vendosur të paguajnë klauzolën e argjentinasit të Interit sipas raportimeve të Daily Express. 22-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2023 me zikaltrit, por mund të largohet për shumën e 110 milionë eurove.

Kaq është klauzola e tij dhe United e ka ndarë mendjen për ta paguar këtë shifër në janar. Klubi anglez sheh te Martinez goleadorin e ardhshëm dhe po punon fort për të bindur agjentin e lojtarit.

Në fund vendos dëshira e sulmuesit latin, i cili tundohet edhe nga ideja për të luajtur në “Camp Nou” përkrah Leo Messit. Martinez po kalon një formë fantastike dhe deri në këtë fazë të sezonit ka arritur të shënojë 5 gola në kampionat dhe 2 në Champions League. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!