Zgjidhen tre prokurorët e rinj në SPAK, zbardhet vlerësimi i KLP

schedule12:52 - 19 Maj, 2020

schedule 12:52 - 19 Maj, 2020

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjedhur tre prokurorët e rinj për Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Ata janë:

-Sotir Kllapi, Vladimir Mara, Dritan Prençi.

Pas intervistimit të djeshëm të kandidatëve për Prokurorë në SPAK renditja e tyre sipas pikëzimit ishte:

-Sotir Kllapi 174 pikë

-Dritan Prenci 171 pikë

-Vladimir Mara 168 pikë

-Dorina Bejko 158 pikë

3 prokurorët e vlerësuar me më shumë pikë, janë zgjedhur si prokurorë të SPAK. Ata do të betohen përpara Presidentit të Republikës për të marrë detyrën e tyre.

Prokuroria e Posaçme tashmë është me 12 prokurorë ndërkohë që, në këtë strukturë, më herët, është vendosur që prokurorë të SPAK të jenë 15 vende.

Kandidatë për 3 vendet e mbetura vakante për SPAK janë: Elisabeta Imeraj, Anton Martini, Manjola Kajana./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!