Zgjidhen tre anëtarë të KLGJ/ Gjyqtarët votuan Emiona Muçi nga Gjykata e Apelit

schedule14:24 - 9 Tetor, 2023

schedule 14:24 - 9 Tetor, 2023

Tre gjyqtarët Emiona Muçi, Gentiana Muçaj dhe Markelian Koça janë anëtarët më të rinj të Këshillit të lartë gjyqësor që do të mbajnë mandat 5 vjeçar.

Muçi vjen nga radhët e gjyqtarëve të Apelit, ndërsa Muçaj nga shkalla e parë dhe Koça nga administrativja.

Në mbledhjen e përgjithshme të gjyqtarëve, votuan 236 magjisratë, ndërsa u skualifikuan nga gara Irida Kacerja dhe Alma Kodraliu.

Tre anëtarët e rinj e marrin detyrën në dhjetor, duke zëvëndëuasuar Marçela Shehun, Brikena Ukperajn dhe Dritan Hallunajn.

Në mbledhjen e së hënës Zëvëndës kryetari I gjykatës së lartë Sokol Sadushi, tërhoqi vëmendjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor duke i kërkuar emërimin e 40 magjistratëve të rinj.

“Ka ende gjyqtarë në sistem, të cilët nuk kanë asnjë vlerësim etiko profesional, megjithëse kanë më shumë se një dekadë në detyrë. 40 magjistratët e diplomuar këtëvitjanë ende të pae mëruar, ndërkohë që sistemi ka nevojë emergjente për to.

Sadushi kërkoi më shumë mbështetje dhe reagim më të fortë ndaj sulmeve që vijnë për gjyqtarët për shkak të profesionit.

“Kërkohet të reagohet në mënyrë koherente ndaj sulmeve të padrejta, të shumta e të vazhdueshme deri edhe në kërcënime që u bëhen gjyqtarëve për shkak të funksionit.”

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!