Zgjerohet vrima e ozonit në Polin e Jugut, madhësia kalon Antarktidën

schedule09:14 - 16 Shtator, 2021

schedule 09:14 - 16 Shtator, 2021

Vrima në shtresën e ozonit në atmosferë, e cila formohet çdo vit mbi Polin e Jugut, në shtator të këtij viti u rrit me 75% më shumë dhe tani është edhe më e madhe se Antarktida.

Çdo vit, midis gushtit dhe tetorit, që është stina e pranverës në hemisferën jugore, ozoni hollohet mbi Antarktidë  dhe vrima arrin madhësinë e saj maksimale nga mesi i shtatorit deri në mes të tetorit.

Por këtë vit dimensionet e tij janë më të mëdhatë për shumë dekada, pa qenë e qartë pse po ndodh kjo, sipas “Neë Scientist”, përcjell abcnews.al.

Deri në vitin 2020 vrima kishte arritur një sipërfaqe prej rreth 24 milionë kilometra katrorë në fillim të tetorit, ndërsa këtë vit që nga java e kaluar ajo e ka tejkaluar shumë këtë madhësi.

Fenomeni po monitorohet nga shkencëtarët nga Observatori Evropian Atmosferik (CAMS) Copernicus, të cilët nuk përjashtojnë që mund të rritet edhe më shumë në fillim të tetorit.

Shtresa e ozonit në stratosferë, 11 deri në 40 kilometra mbi sipërfaqen e planetit, mbron si një mburojë nga rrezet e dëmshme ultraviolet të diellit.

Kimikatet të tilla si klorofluorkarburet sintetike, të përdorura kryesisht në sistemet e ftohjes, kanë kontribuar në të kaluarën në mënyrë të konsiderueshme në shterimin e ozonit.

Ndalimi i këtyre substancave për disa vjet ka çuar në një rimëkëmbje graduale, por të ngadaltë të ozonit.

Sidoqoftë, edhe krijimi i një vrimë jashtëzakonisht të madhe në një vit si 2021 nuk do të thotë domosdoshmërisht se rimëkëmbja e ozonit është ndalur me kalimin e kohës. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!