Zgjerohet harta, zbulohet një rast i murtajës së derrit jashtë “zonës së kuqe” në Itali

schedule08:58 - 27 Maj, 2022

schedule 08:58 - 27 Maj, 2022

Disa raste të murtajës afrikane të derrave (PSA)  janë zbuluar në Romë rreth 3 javë më parë.

Instituti Zooprofilaktik ka komunikuar një rast të ri pozitiv mbi një kufomë të derrit të egër, këtë herë në zonën Borgo Velino në provincën e Rietit.

Shërbimet veterinare të ASL kanë aktivizuar tashmë protokollet operative.

Numri i rasteve të konfirmuara me murtajën e derrave deri më tani ka shkuar në 14, shkruan Ansa.

Ky është rasti i parë jashtë zonës së kuqe, tha këshilltari për shëndetësi i Rajonit të Lacios, Alessio D’Amato./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!