Zgjerohet harta e të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri, zonat e infektuara

schedule19:59 - 22 Mars, 2020

schedule 19:59 - 22 Mars, 2020

Zgjerohet harta e të prekurve, shenohen 13 raste të reja

Këtë të diel është shënuar numri më i lartë i të prekurve deri me tani të konfirmuar me COVID 19 në vendin tonë.

Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë kanë konfirmuar 13 persona të prekur me koronavirus, duke e çuar numrin total në 89 në të gjithë Shqipërinë.

Nga 13 personat e prekur, 8 qytetarë janë nga Tirana, një rast i ri është konfirmuar në Kavajë, 1 në Durrës dhe 3 qytetarë nga Korça, duke e zgjeruar në këtë mënyrë hartën e deritanishme të qyteteve të prekura nga koronavirusi.

Këto të dhëna të reja i çojnë shifrat totale të të prekurve në 89, nga të cilët 63 gjithsej në Tiranë,  6 në Durrës, Fier 8, Kavaja dhe Korça nga 3 persona, ndërsa Elbasani, Lushnja dhe Rrogozhina vijojnë të jenë me nga dy raste deri më tani.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico bëri të ditur se tre pacientët e parë kanë lënë spitalin Infektiv por numri i të shtruarave është rritur në 43 persona, nga 37 që ishte një ditë më parë, nga të cilët 4 vijojnë të jenë në terapi intensive.

Ndërkohë, mosha mesatare e totalit të rasteve pozitive është 48 vjeç. Deri në këto momente janë testuar 804 raste të dyshuara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!