Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) shpalli procedurat për rekrutimin e 10 pozicioneve për funksionin oficer i Policisë Gjyqësore në Byronë Kombëtare të Hetimit.
Sipas njoftimit të SPAK 10 pozicionet vakante ofrohen për të gjithë punonjësit që gëzojnë statusin e Oficerit të Shërbimeve të Policisë Gjyqësore në institucionet si më poshtë:
– 1 oficer nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit;
– 1 oficer nga Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar, Sektori për Hetimin e Krimit të Organizuar, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit;
– 1 oficer nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetikë, Sektori për Hetimin e Krimit Kibernetikë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit;
– 1 oficer nga Drejtoria e Antiterrorit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit;
– 1 oficer nga Departamenti i Kufirit dhe Migracionit;
– 1 oficer nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore;
– 2 oficerë nga Drejtoria e Hetimit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve;
– 2 oficerë nga Drejtoria e Hetimit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.
Afati për dorëzimin e dokumenteve nga kandidatët është data 30 tetor 2025.

