“Zgjerimi, prioriteti ynë”/ Sikorski me Ramën dhe Kos: Kapitujt që po hapim, jetik për integrimin ekonomik të Shqipërisë

schedule19:35 - 14 Prill, 2025

schedule 19:35 - 14 Prill, 2025

Zgjerimi i BE, bazuar në meritë është prioritet i presidencës polake, sipas ministrit të Jashtë të Polonisë, Radosław Sikorski.

Në konferencën e përbashkët për shtyp në Luksemburg me kryeministrin Edi Rama dhe komisioneren për Zgjerim, Marta Kos, Sikorski u shpreh se kapitujt që hapen sot, janë jetike për integrimin ekonomik të Shqipërisë.

“Presidenca polake mbështet një zgjerim të mbështetur në meritë. Ambicia e presidencës për të bërë progres në zgjerim, politika ambicioze e zgjerimit, është diçka për të cilën kemi punuar pa reshtur. Kapitujt që hapëm sot janë jetikë në integrimin ekonomik të Shqipërisë. Ju përgëzoj kryeministër Rama, shumica dërrmuese e popullit shqiprtar, mbështet rrugën ku ju jeni. Kjo është shtysë pozitive për ne. Përgëzoj Shqipërinë që është partnere dhe mbështetëse e palëkundur e Ukrainës”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!