Shqipëria po ecën me hapa të shpejtë drejt Bashkimit Europian. Gjatë raportimit në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, komisionerja për zgjerimin Marta Kos, vlerësoi reformat e ndërmarra teksa shprehu bindjen se brenda 2029 vendi ynë do të jetë pjesë e familjes europiane.
“Ne kemi mundësi reale që brenda vitit 2029 të anëtarësojmë një ose më shumë shtete kandidate me të drejta të plota si vende anëtare të BE. Në Shqipëri kemi hapur tashmë 24 kapituj të negociatave. Vetëm në dy muajt e fundit kemi hapur grupkapitullin e dytë dhe të tretë. Ky shtet kandidat e ka kuptuar momentin e ri për zgjerimin duke bërë reforma më të shpejta se më parë.”
Komisionerja Kos theksoi rëndësinë që kanë reformat për sundimin e ligjit dhe barazinë para tij për shtetet aspirante për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian.
“Ne duam që shtetet kandidate të jenë pjesë e sistemit tonë të përbashkët të sigurisë. Shteti ligjor është i panegociueshëm.”
Pak ditë më parë, komisionerja Kos, njoftoi edhe hapjen e grupkapitujve të fundit në muajin qershor. Behet fjalë për Agjenda e Gjelbërt dhe Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni.
“Deri më tani, Shqipëria ka celur negociatat për Themeloret, Marrëdhëniet me Jashtë, Tregun e Brendshem, Konkurrueshmëria dhe RRitja Gjithëpërfshirëse. Ambicia e qeverisë është që të mbylle të gjithë grupkapitujt e negociatave deri në vitin 2027, me objektiv anëtarësimin me te drejta të plota në familjen europiane perpara 2030. Por sinjali qw vjen nga komisioni permes komisioneres Kos eshte se Brukseli dhe Tirana kane sinkronizuar oret dhe anetaresimi per ne BE me gjase mund te ndodhe nje ose dy vite me heret sesa objektivi I qeverise shqiptare.”