“Zgjedhorja”, zbardhet propozimi i tretë i PD për formulën e KQZ

schedule14:59 - 23 Qershor, 2020

schedule 14:59 - 23 Qershor, 2020

Partia Demokratike ka bërë propozimin e tretë sa i takon formulës së trupave të Komisionit Qebdror të Zgjedhjeve, pas refuzimit të PS.

Sipas selisë blu përzgjedhja bëhet në një komision parlamentar, ku opozita do të ketë një përfaqësues të vetin me të drejtë vetoje.

Ky përfaqësues zgjedh 2 nga 5 anëtarët të Rregullatorit dhe 2 nga 5 anëtarët e Komisionit të Apelimit e Sanksioneve. Shumica zgjedh 3. Më pas Kuvendi miraton ose rrëzon në bllok të 5 të përzgjedhurit.

Për Komisionerin, PS zgjedh 4 kandidatë, Përfaqësuesi i Opozitës Politike përjashton 2 dhe Kuvendi zgjedh 1 nga 2 të mbeturit.

Formula për trupën e KQZ është ajo që ndan opozitën dhe mazhorancën në tryezën e Këshillit Politik, nga ku pritet të finalizohet edhe drafti për Reformën Zgjedhore. /abcnews.al