“Zgjedhorja”, Patozi: Lulzim Basha është më i dobët në këto negociata

schedule23:00 - 3 Qershor, 2020

schedule 23:00 - 3 Qershor, 2020

Në studion e “Byro Politike”, kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka komentuar zhvillimet e fundit për Reformën Zgjedhore.

Teksa, ambasadorja Yuri Kim “i la topin”, në gjykimin e Astrit Patozit, Lulzim Basha është më i dobët në këto negociata.

“Prognoza e vërtet që njerëzit duhet ta dine që sot është se kjo reformë do përfundojë. Do ketë një rezultat të pamjaftueshëm. Do bëjnë sikur reforma nuk është mbyllur me këto që po bëhet. Problemi është se ata duan të shkarkojnë presionin e madh publik. Po na e trajtojnë si sakrificë, dhe kjo është hileja e kësaj.

LEXO EDHE: Patozi: Palët zihen për mustaqet e Çelos, është teatër i pisët për të evituar atë që duhet të bëjnë

Unë mendoj se PD humbet nga ruajtja e këtij sistemi. Pushteti është më i rehatuar në këtë lloj kënete. Këta kur dikush kapet me presh në duar, del dikush dhe thotë nuk është problem individi por problem sistemi.

Ne duhet të ndryshojmë ambientin politik dhe ambienti ndryshihet me reforma të thella.

Sot për fat të keq Lulzim BASHA është më i dobët në tryezën e negociatave, në zgjedhje do hyjë si ceçoja”, tha Patozi. /abcnews.al