“Zgjedhorja” dhe “Territoralja”, Alibeaj: E kemi detyrim, bojkoti ka ndëshkuar PD-në

schedule11:08 - 30 Maj, 2022

schedule 11:08 - 30 Maj, 2022

Në një komunikim me mediat, paraditen e kësaj të hëne, Enkelejd Alibeaj është ndalur edhe tek çështja e Reformës Zgjedhore dhe asaj Territoriale, ndërkohë që ka depozituar emrat e anëtarëve të dy komisioneve përkatëse.

Alibeaj e cilësoi si detyrim ndaj shqiptarëve, ndërsa solli në vëmendje se PD është ndëshkuar nga bojkotet. Ai tha se do të marrin pjesë në të dyja reformat dhe do të jenë shqiptarët në fund që do t’i gjykojnë.

Ne kemi detyrimin normal ndaj shqiptarëve. Ne e dimë që jemi në opozitë. Dimë edhe tjetrën që kjo maxhorancë i ka vjedhur votat. Por kjo nuk do të thotë që meqenëse kanë vjedhur të mos marrim pjesë. Bojkoti ka sjellë ndëshkim për PD-në. Ne bëjmë detyrën tonë ndaj shqiptarëve. Marrim pjesë në dy reformat. Pushteti lokal është larguar nga njerëzit. Në fund janë shqiptarët që do të na gjykojnë”, tha ai.

Lexo edhe: Tani Presidentin e zgjedh PS, Alibeaj: Rama na doli nga fjala, donim një kandidaturë të të gjithëve

I pyetur se si do t’ja dalë pasi nuk ka të gjithë grupi  parlamentar me vete, Alibeaj thotë: “Kjo është çështje tjetër nëse është gjysma apo jo. Kanë detyrimin të respektonte vullnetin e deputetëve të opozitës. Ne do të përballemi. Sfida jonë është nëse jemi të zotë të përçojmë zërin e atyre që na kanë votuar”. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!