Zgjedhorja/ Alibeaj pyetet për Bylykbashin: Bashkëkryetarët kanë qenë gjithmonë përfaqësues të partive. T’i shmangemi çështjeve që s’janë tonat

schedule10:54 - 19 Janar, 2024

schedule 10:54 - 19 Janar, 2024

Enkelejd Alibeaj, në deklaratën për mediat para nisjes së mbledhjes së Komisionit të Reformëz Zgjedhore u pyet edhe për Oerd Bylykbashin, i propozuar më parë nga grupimi i Sali Berishës si bashkëkryetar. Alibeaj tha se bashkëkryetarët kanë qenë gjithmonë përfaqësues të partive politike.

“Nëse lexohet deri në fund, në bazë të kësaj shkrese, që po është dërguar nga grupi parlamentar, ka edhe një projekt vendim që është bërë vendim i kuvendit, mbi të cilin është ngritur komisioni i reformës. Dhe ky vendim bazuar në këtë shkresë ka përcaktuar në pikën 4 të tij që bashkëkryetarët do të jenë respektivisht përfaqësues i PS dhe PD. Kështu ka ndodhur gjithmonë, bashkëkryetarët kanë qenë gjithmonë përfaqësues të partive politike.

Ka edhe një fakt tjetër, ku është ngritur ky komision numri ka qenë 16, 8 maxhorancë dhe 8 opozitë. Ka pasur edhe një shkresë tjetër që ka bërë një shtesë, shtuar një tjetër përfaqësues, zoti Vasili si deputet i pavarur dhe çdo parti politike ka të drejtën për të qenë i përfaqësuar ka apo nuk ka grup parlamentar sepse reforma i përket një procesi që bëhet mes partive. Partitë duhet të jenë të përfaqësuara në këtë komision, është ruajtur e njëjta logjike dhe e njëjti standard si në 2020.

Po e përsëris se çdo lloj skepticizmi për bashkëkryetarin dhe anëtarët e tjerë, besoj se ne të gjithë si opozitë kemi një detyrim. Besoj se shqiptarët duan lista të hapura, që vota e tyre të jetë e barabartë, të votojnë elektronikisht dhe ata jashtë të votojnë efektivisht. Kjo është ajo që na bën ne të garantuar para publikut dhe ky është testi që kemi. T’i shmangemi këtyre çështjeve që nuk janë tonat. Duhet të dalim nga velloja e ngushtë dhe t’i bëjmë një shërbim shqiptarëve dhe opozitës për të qenë e sinqertë deri në fund. Publiku që të promovojë dhe të të shpërblejë duhet t’i shërbesh. Nëse ka çështje të tjera që e plotësojnë janë të hapur. Komisioni do të jetë publik, është gjithëpërfshirës.”, tha Alibeaj./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!