Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zgjedhjet/ Zaloshnja: Mati kryeson për pjesëmarrje, pritet të arrijë rreth 40 për qind

schedule13:02 - 9 Nëntor, 2025

schedule 13:02 - 9 Nëntor, 2025

TIRANË- Në Bashkinë e Matit numri i pjesëmarrjes në votime është më i lartë në krahasim me katër bashkitë e tjera, ku po mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore.

Sondazhisti i njohur Eduard Zaloshnja, i ftuar në ABC News, theksoi se pjesëmarrja pritet të shkojë në nivelin e 40%, shifër kjo e dalë nga sondazhi i bërë një javë më parë.

“Në Mat, sipas parashikimit tim do kemi pjesëmarrje më të lartë dhe kjo po ndodh. Në Mat kemi një përqindje të vogël mosvotuesish. Nga këta që janë këtu, shumë pak janë nga ato që nuk do votojnë dhe kjo po shkon afër parashikimit tim.

Mati ka treguar dhe në zgjedhjet politike, ka treguar se ka pjesëmarrja të lartë të atyre që kanë mbetur këtu. Një bashki interesante, sepse nga këta që kanë mbetur në Shqipëri të gjithë thuajse shkojnë e votojnë. Vlora e ka më të ulët pjesëmarrjen. “, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!