Zgjedhjet, voton Kadri Veseli: Për hajër na qoftë të gjithëve

schedule09:27 - 6 Tetor, 2019

schedule 09:27 - 6 Tetor, 2019

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës njëkohësisht dhe kandidat për kryeministër, Kadri Veseli, votoi në qendrën e tij të votimit në shkollën “Faik Konica”. Në një prononcim të shkurtër për mediat, Veseli tha se kjo është një ditë e jashtëzakonshme për Kosovën si dhe uroi qytetarët që t’i japin perspektivë perëndimore vendit.

“Sot është një ditë e mirë, një ditë e jashtëzakonshme për Kosovën tonë të shenjtë. I uroj të gjithë qytetarët e vendit tim t’i japin perspektivë vetvetes t’i japin perspektivë Kosovës, të ardhmes sonë. Për hajër na qoftë të gjithëve. Faleminderit të gjithëve”, tha Veseli.

Më shumë se 1.9 milionë qytetarë me të drejtë vote do t’i drejtohen sot kutive të votimit për legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës. Procesi zgjedhor ka nisur në orën 07:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00.

Në konferencën e parë për mediat, KQZ bëri të ditur se procesi ka nisur i rregullt në përjashtim të disa vendvotime. Bëhet fjalë për disa qendra votimi në Leposaviç dhe Zveçan ku ka pasur përplasje mes komisionerëve serbë për mënyrën e votimit.

Ndërkohë burime për ABC News kanë mësuar se vëzhguesit e OSBE-së në veri të Kosovës shoqërohen nga forca sigurie./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!