Zgjedhjet vendore, regjistrohen në KQZ dy aleatë të Bashës

schedule17:18 / 11/04/2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur regjistrimin për zgjedhjet e 30 qershorit të Partisë Socialiste dhe tre partive të vogla, përkatësisht:

-Partisë Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet e Gaqo Apostolit,

-Bashkimi Demokrat Shqiptar me në krye z. Ylber Valteri, si dhe

-Partisa Ora e Shqipërisë, e kryetarit Zef Shtjefni.

Por ndërsa asnjë nga partitë e opozitës së bashkuar nuk është regjistruar në zgjedhje, krerët e dy partive të regjistruara në zgjedhje, Ylber Valteri dhe Zef Shtjefni janë aleatë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Te dy figurojnë në listat shumë-emërore të kryetarit Lulzim Basha, i cili pas marrëveshjes së 17 majit, e cila ndaloi koalicionet për zgjedhjet e qershorit 2017, përfshiu në listat e tij krerët e partive aleate.

E ndërsa asnjë nga partitë e mëdha në opozitë nuk është regjistruar për zgjedhjet vendore, afati përfundimtar skadon më 21 Prill./abcnews.al

schedule17:18 / 11/04/2019