Zgjedhjet vendore/ PS zgjedh kandidatin për kryetar bashkie në Vlorë

schedule12:40 - 25 Mars, 2023

schedule 12:40 - 25 Mars, 2023

VLORË – Ermal Dredha do të jetë kandidati i PS për bashkinë e Vlorës. Dredha doli fitues në votimin e fshehtë të Asamblesë së PS në Vlorë zhvilluar pak caste më parë. Përballë ish-diplomatit Dredha në garë ishte edhe ish-deputeti i PS, Fate Veliaj.

Gazetari Elton Nika tha për ABC News se nga 250 anëtarë që kanë votuar, 199 janë shprehur pro kandidatit Ermal Dredha dhe 50 vota për kandidatin tjetër në garë, Fate Velaj, ndersa një votë ka dalë e pavlefshme.

Dradha ka mbajtur postin e ambasadorit të Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa ka shërbyer edhe si Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në Bari, Itali. Më pas ka mbajtur postin e kreut të Protokollit të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, deri në vitin 2016 kur edhe u emërua Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sa i përket qarkut të Vlorës, ka disa emra të përfoluar si kandidatë për kryetarë të Bashkive që përfshin ky qark. Në Bashkinë e Selenicës pritet të zyrtarizohet emri i Dhimitër Kapajt, në Himarë Jorgo Goro, është emri i përfolur deri në këto momente, ndërsa në pikëpyetje mbetet Bashkia e Sarandës, ku nuk është vendosur ende emri që do të garojë për të drejtuar këtë bashki.

Sakaq, PS pritet të zyrtarizojë sot të 61 kandidatët që do të garojnë më 14 maj për Bashkitë e vendit. Zyrtarizimi i kandidatëve do të kryhet në mbledhjen e Asamblesë së PS. Kujtojmë se 27 marsi është afati I fundit për regjistrimin e kandidatëve në KQZ./ abcnews.al