Zgjedhjet vendore/Ndërkombëtarët mesazh të posaçëm për politikën shqiptare

schedule16:51 - 28 Qershor, 2019

schedule 16:51 - 28 Qershor, 2019

Ambasada britanike me anë të  një deklarate në rrjetet sociale shkruan se Mbretëria e Bashkuar beson se qytetarët e Shqipërisë kanë të drejtë të votojnë paqësisht.

“Çdokush në datën 30 qershor duhet të luajë rolin e tij për të siguruar një proces të rregullt dhe të paqtë”, thuhet në deklaratën e saj.

“Çdo formë dhune është e dënueshme dhe e papranueshme. Ne mbështesim misionin e ODIHR për monitorimin e zgjedhjeve. Ne i bëjmë thirrje politikanëve të të gjithë palëve që të ndalojnë retorikën dhe provokimet e të ulen në dialog mes tyre. Vetëm përmes bisedimeve Shqipëria mund të zgjidhë krizën aktuale politike dhe duke u përqendruar në konsolidimin e gjykatës kushtetuese dhe reformës elektorale duke përfshirë në të rekomandimet e mëparshme të ODIHR-it. Mbretëria e bashkuar është e bindur se përpara ligjit janë të gjithë njësoj”, shkruhet në reagimin e Ambasadës Britanike.

Edhe AmbasadaAmerikane ka reaguar në lidhje me zhvillimin  zgjedhjeve në 30 qershor. Ambasada amerikane bën thirrje për paqe dhe proces të rregullt në 30 qershor gjithashtu ajo thekson se Ambasada amerikane do të mështetet te raporti i OSBE/ODIHR për të vlerësuar rregullsinë e votimit.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i bën thirrje të gjithë udhëheqësve politikë, zyrtarëve të qeverisë, agjencive të sigurisë dhe qytetarëve shqiptarë që të sigurohen që zgjedhjet e 30 qershorit të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe transparente. Ne nxisim udhëheqësit politikë të refuzojnë çdo dhe të gjitha llojet e dhunës, apo çdo përpjekje për të penguar procesin zgjedhor apo edhe të drejtën e çdo qytetari për të votuar. Dhuna nuk është një mënyrë legjitime e të shprehurit politik. Ata që përfshihen në akte dhune duhen hetuar me të gjithë fuqinë e ligjit. 
Shtetet e Bashkuara do të kenë ekipe vëzhguesish në qendrat e votimit dhe qendrat e numërimit në mbarë Shqipërinë. Ne do të mbështetemi në raportin e OSBE/ODIHR-it për të vlerësuar rregullsinë e votimit.
Ne nxisim udhëheqësit politikë që, pas zgjedhjeve të së dielës, të rikthejnë vëmendjen e tyre në forcimin e institucioneve demokratike shqiptare dhe zbatimin e ligjit, përfshirë edhe ecjen përpara me ngritjen e një Gjykate Kushtetuese të drejtuar nga gjykatës të cilët e kanë kaluar vetingun. Miratimi i reformave zgjedhore dhe zbatimi i reformës në drejtësi janë thelbësore për aspiratat europiane të Shqipërisë dhe për ngritjen e demokracisë së fortë që i shërben të gjithë shqiptarëve”, shkruan në deklaratën e saj Ambasada Amerikane.
/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!