Zgjedhjet vendore/ LZHK dhe Bindja Demokratike zyrtarizojnë aleancën e tyre

schedule11:33 - 17 Shkurt, 2023

schedule 11:33 - 17 Shkurt, 2023

Astrit Patozi dhe Dashamir Shehi kanë arritur një marrëveshje për zgjedhjet vendore të 14 majit. Ata kanë zyrtarizuar atë që quhet aleanca progresiste për të dalë bashkë në zgjedhjet lokale. Në thelb kjo lëvizje ka vendosur që të mbështesë kandidatët e opozitës nëse PD arrijnë të dakordësohen.

“Ne jemi të hapur për parti të reja. Besojmë se do jetë fillimi i një lëvizje që do të vijë duke u zgjeruar. Njerëzit kanë të drejtë që të mendojnë ndryshe dhe mbase këtu do të shohin një shpresë dhe një frymë tjetër. Nëse PD do të vendosë 2 apo 3 kandidatë, dëshira jonë është që të dilet me një kandidat. Ne jemi munduar që të gjejmë një formula bashkëpunimi.

Dëshira të largojmë Edi Ramën dhe të kemi një kandidat për ballë kandidatit socialist. Ne s’kemi një pikë përfundimtare. Ne nuk mund të pranojmë më që dy njerëz të drejtojnë Shqipërinë. Nuk pranojmë më marrëveshjen e  2008 mes Berishës dhe Ramës. Ka ardhur dita që Shqipëria të qeveriste ndryshe.

Nëse ato nuk bashkohen, ne do kemi kandidatët tonë. Në nuk hyjmë në fushatë të dëmtojmë njeri. Jemi në atë pikë që nëse opozita dërgon 2 ose 3 ne do futemi në garë“, u shpreh Shehu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!