DURRËS- Kandidatja e Partisë Socialiste, Klodiana Spahiu, për ABC News komentoi sjelljet joligjore të deputetëve të PD, të cilët u paraqitën në qendrat e votimit, në shkelje të Kodit Zgjedhor.
“Do dëshironim të gjithë në fakt që ky proces të jetë sa më i qetë dhe sa më demokratik, sepse kjo i shërben Shqipërisë, sidomos në këtë moment, kur jemi të vëzhguar nga OSBE dhe BE, Pak minuta më parë kishim për vazhdim edhe ambasadorin e BE në Shqipëri. Para Nëse ne duam të kemi një anëtarësim sa më të shpejt, ky proces duhet të këtë procesi më i mirë që ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri, është një thirrje që do ta bëje me gjithë zemër për demokratë dhe socialistë. Nëse e duan vendin, e tyre duhet të stopojnë çdo veprim jo të përshtatshme në lidhje me procesin zgjedhor. Të zbatojmë ne të parët Kodin Zgjedhor, sepse të gjithë be që jemi kandidatë për deputetë na ka ardhur njoftim që në mëngjes që të qëndrojmë sa më larg qendrave të votimit, në respekt të Kodit Zgjedhor”, tha ajo.
Më tej ajo u shpreh:
“Unë e pashë live , ngela pafjalë, sepse ishin qytetarëve vetë aty përreth q deklaruan se donin të votonin dhe asgjë më tepër, Shpresoj dhe uroj që të jetë ngjarja e fundit, te pakën për sot, sepse ky është proces që po vrojtohet nga të gjithë me kujdes dhe duhet të ruajmë të gjithë qetësinë, sepse nëse ndodhin ngjarje të tilla tregon se po reflektojnë për humbjen, të bëjnë durim, të presin deri në orën 19:00, të presim verdiktin e qytetarëve dhe përsëri e bëj thirrjen, që për hir të Shqipërisë të tregohemi të duruar të qetë, të matur, në çdo veprim që bëjmë , sidomos ne që jemi kandidatë.”, pohoi ajo./abcnews.al