Zgjedhjet/ “SPAK-u, rol kryesor te krimet zgjedhore”, Çaka: Janë zhvilluar takimet e para me vëzhgues të OSBE ODHIR

schedule13:40 - 2 Prill, 2025

schedule 13:40 - 2 Prill, 2025

Një numër i konsideruar të vëzhguesve nga OSBE ODHIR do të jenë të pranishëm për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Por gjithashtu një rol kryesor do të ketë edhe SPAK.

Anëtari i Komisionit Rregullator, Dritan Çaka, në një intervistë në “News Line”, në ABC News, u shpreh se me vëzhguesit e OSBE ODHIR ka pasur një takim të zhvilluar të martën. Më tej theksoi se SPAK do të ketë një rol të rëndësishëm sa i përket krimeve zgjedhore.

“Kanë ardhur ditën e djeshme. Ka qenë një takim njohjeje, por kuptohet që do të jenë një numër i konsiderueshëm i vëzhguesve. Të premten do të kemi takim në Kuvendin e Shqipërisë edhe me përfaqësues të Parlamentit Europian. Në këto zgjedhje do të ketë një vëmendje më të shtuar ndaj shkeljeve apo të atyre që quhen krime zgjedhore. Unë shpresoj që të kemi sa më pak të tilla. Të kemi një proces sa më korrekt, sa më gjithëpërfshirës, por do të presim deri në fund. Te krimet zgjedhore, një rol konkret ka SPAK që ka kohë që është atashuar pranë KQZ duke kërkuar edhe informacione dhe duke pasur vëzhgime. Dhe në konferencat që kanë dhënë për shtyp, kanë treguar se ka një organizim ndryshe, me një shtrirje përkatëse dhe informacionet nga më të ndryshme”, tha ndër të tjera Çaka.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!