Zgjedhjet/ Roland Lami: PD ka “ngrirë” prej 13 vitesh. Është kalbur nga brenda dhe askush s’guxon ta shohë

schedule21:28 - 12 Maj, 2025

schedule 21:28 - 12 Maj, 2025

“ABC News” ka ndjekur hap pas procesin e numërimit të votave, pas zgjedhjeve parlamentare të zhvilluar në Shqipëri më 11 maj. Me pasqyrim informacioni dhe ecurinë e numërimit të votave nga terreni, po ashtu janë zhvilluar diskutime me një panel të ftuarish në studion e ABC News.

Analisti Roland Lami, komentoi rezultatin e zgjedhjeve të deritanishme, ndërsa ende vijojnë numërimet e votave në disa zona.

Më konkretisht Lami u ndal tek rezultati i Partisë Demokratike, që siç deri tani ka një drastike në të gjithë vendin. Analisti Lami theksoi se PD prej vitesh mungon bashkëpunimi, nuk ka komunikim, dhe se asnjë nuk guxon të shohë gjendjen apo situatën në të cilën ndodhet.

“Aty është bllokuar ideja, lëvizja, vizioni, strategjia, taktika , marrëdhënia. Ka 13 vite që aty ka ngrirë situata. Edhe riciklimi i tezave nëpër studio, ndjenjë një ndjesi jo të mirë sepse do të na shoqërojë me të njëjtin skenar si me humbjet e kaluara. Po nuk u rinove së brendshmi nuk dukesh interesant se jashtmi. Është e kalbur brenda dhe asnjë nuk guxon ta shohë nga brenda se çfarë po ndodh”, tha Roland Lami.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!