Strategjia për zgjedhjet, Rama mbledh drejtuesit politikë në qarqe në selinë e PS-së

schedule08:55 - 9 Shtator, 2020

schedule 08:55 - 9 Shtator, 2020

Shtatori ka nisur shumë intensiv për Partinë Socialiste. Pas mbledhjeve në Elbasan të grupit dhe kryebashkiakëve, mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama e ka nisur me një takim në selinë e PS-së me drejtuesit politikë në qarqe.

Sigurisht, që referuar situatës, temë e diskutimit është strategjia për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në datë 1 shtator, kryesocialisti bëri disa ndryshime duke rifreskuar disa qarqe. Kështu, ai spostoi Vangjush Dakon duke marrë vetë komandën në qarkun e Durrësit.

Në Lezhë largoi Sandër Lleshajn duke rikthyer Lindita Nikollën, në Shkodër dërgoi Ilir Beqjan në vendin e Ditmir Bushatit, ndërsa qarkun e Kukësit ia besoi Safet Gjicit. Tirana, që ka numrin më të madh të mandateve do të drejtohet nga Erion Veliaj, Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati.

Theksojmë që Edi Rama shtyu sërish mbledhjen e Asamblesë Socialiste.

Drejtuesit politikë të PS-së në qarqe;
Durrës- Përkohësisht Edi Rama
Tiranë – Erjon Veliaj,  Elisa Spiropali, Ervin Bushati
Elbasan- Taulant Balla
Vlorë-Damian Gjiknuri
Fier-Gramoz Ruçi
Dibër-Olta Xhaçka
Kukës-Safet Gjici
Shkodër – Ilir Beqaj
Lezhë-Lindita Nikolla
Korçë- Niko Peleshi
Gjirokastër- Bledi Çuçi

/db/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!