Kryeministri Rama thotë se vota për “non gratën” më 14 maj, dëmton marrëdhëniet me aleatët tanë strategjikë, SHBA.
Sipas tij, mbetejet e së shkuarës janë në garën elektorale për hallet personale. Rama është i bindur se rezultati për socialistët në zgjedhjet vendore do të shpërblejë punën e tyre.
“E para nuk kam folur për kandidatë, po për kukulla të një cifti ku kemi një non grata, kemi thirrje të SHBA për të bërë kujdes në këtë pikë. Zgjedhja është e shqiptarëve, por edhe cilësia e marrëdhënieve dhe natyra e raporteve është e aleatëve tanë. Ata vendosin në momentin kur një individ non grata, mban damkën e personit që është i padëshirueshëm. Kjo e bën të vështirë, kjo është është një mënyrë për t’ia thënë drejtpërdrejtë njerëzve se këta kandidatë nuk janë vënë aty për hallet e komunitetit, por janë vënë aty për të krijuar oaze të luftës politike, për të ngritur barrikada me qeverinë qendrore e për të trajtuar bashkitë si pengje lufte.
Ka edhe një element tjetër, kandidatët e këtyre forcave i përkasin një familjeje të shthurur politike, dhe nuk ka një rast, ose më thoni ju nëse ka, që një bashki nën drejtimin e tyre ka sjell ndryshimin, jo ka sjellë vetëm degradim. Shihni Shkodrën, plehrat rrinë në kazanë dhe nuk mblidhen. Është një situatë e jashtëzakonshme, zgjedhja është mes një force të madhe politike, mes një force që ka vullnet të bëjë më mirë akoma. Në një Shqipëria, që s’ka qenë kurrë më i respektuar në rajon dhe tryezën e përbashkët të komunitetit politik. Sic hoqa unë apadesititn shqiptar të heqim edhe apandesitin me dy vrima apo me dy koka.”- tha Rama.