Zgjedhjet rajonale në Francë, rekord i ulët i pjesëmarrësve në votime

schedule15:09 - 21 Qershor, 2021

schedule 15:09 - 21 Qershor, 2021

Ndoshta për shkak të temperaturave të larta apo mungesës së interesit për kandidatët vendorë, por raundi i parë i zgjedhjeve rajonale në Francë do të mbahet mend sidomos për pjesëmarrjen e ulët, një rekord: 68% e zgjedhësve nuk shkoi të votojë.

Por ata që votuan ndëshkuan presidentit Emanuel Macron, pasi partia e tij “Republika në Marshim”, në shumë rajone nuk mori as 10% të votave.

Rezultat nën pritshmëritë dhe për Marin Lë Pen dhe partinë e saj “Bashkimi Kombëtar”, ndërsa një fitore surprizë ishte ajo e “Republikanëve” – parti e themeluar nga ish presidenti Nikola Sarlozi, që mori 30 për qind të votave.

Dhe pse e dyta, me 18.5 % të votave, Marin Le Pen shpresonte të merrte më shumë mbështetje në të gjithë vendin sidomos në jug, në bastionin e saj. Por në krahasim me zgjedhjet e fundit rajonale, partia e saj mori 9% më pak vota.

Sipas francezëve ky është tregues i një fenomeni të pranishëm prej kohësh: të rinjtë nuk janë të interesuar, të moshuarit janë indiferentë dhe një pjesë e klasës së mesme janë të zhgënjyer. Ka dhe nga ata që shprehen të shokuar nga një numër kaq i ulët i pjesëmarrësve në votim, duke e cilësuar si një mungesë qytetarie.

Meqenëse asnjë parti nuk mori më shumë se gjysmën e votave në raundin e parë, të gjitha ato që kanë marrë më shumë se 10% të votave do të kalojnë në raundin e dytë.

Sistemi i dy raundeve shpesh herë rezervon surpriza por në shumë prej 13 rajoneve, republikanët mund të marrin mbështetjen e partive të tjera, në përpjekje për të shmangur atë që e cilësojnë si të keqen më të madhe: fitoren e ekstremit të djathtë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!