Zgjedhjet presidenciale/ Osmani përballë Taravarit, të mërkurën raundi i parë në Maqedoninë e Veriut, shqiptarët me dy kandidatë

schedule19:28 - 23 Prill, 2024

schedule 19:28 - 23 Prill, 2024

Të mërkurën do të mbahen zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Gazetarja e ABC News, Linda Karadaku e cila ka përcjellë përgjatë gjithë ditës situatën politike në RMV, u shpreh se zgjedhjet ditën e nesërme kanë një rëndësi të veçantë. Kjo edhe për faktin se çdo koalicion do të njihet edhe me numrin e votave duke parë në këtë mënyrë edhe mbështetjen që presin të marrin.

“Zgjedhjet e nesërme janë shumë të rëndësishme, kjo gjithashtu për faktin se do të dihet edhe numri i votave, dhe se çfarë do të marrë secili nga koalicionet. Pra vlen për të parë mbështetjen e qytetarëve”, raportoi gazetarja Linda Karadaku.

Gjithashtu gjatë ditës së sotme qytetarë dhe politikanë kanë treguar për “ABC News” se presin ditën e nesërme për të parë më qartë rezultatet.

Sipas sondazheve duket se Bashkimi Demokratit dhe Fronti Europian është në avantazh në bllokun shqiptar. Ndërkohë vota e shqiptarëve gjithashtu do të jetë vendimtare për të zgjedhur presidentin e Maqedonisë së Veriut.

Kandidatët janë: presidenti aktual Stevo Pendarovski i mbështetur nga LSDM, Gordana Siljanovska Davkova nga VMRO-DPMNE, Bujar Osmani nga Fronti Evropian, Arben Taravari nga koalicioni VLEN, Biljana Vakovska e mbështetur nga e Majta, Maxim Dimitrievski ZNAM dhe Stevço Jakimovski nga GROM.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!