Gara në SHBA për zgjedhjet presidenciale sa vjen dhe bëhet më e ngushtë. Duket se ka një rezultat të dukshëm dhe tashmë edhe një diferencë shumë të vogël mes dy kandidatëve.
Joe Biden, ka fituar deri më tani 220 vota elektorale, dhe Donald Trump 213.
Biden ka fituar shtete si Virginia, Maryland, Vermont, Nju Jork, Masaçusets, Konektikat, Ilinois, New Mexico dhe Kolorado teksa kryeson dhe në Karolinën e Veriut, Kansas, Missouri, Minnesota.
Nga ana tjetër Trump e filloi mirë garën duke ‘blinduar’ dy shtetet që historikisht kanë votuar për republikanët, Kentucky, Indiana dhe Karolina Jugore, por edhe Oklahoman, Missisipin, Alabaman, Tennesseen, Nebraskan, Virxhinian Perëndimore, Ëyoming.
Trump fitoi edhe në Texas dhe Pensilvani.
Trump dhe Biden duhet të marrin 270 vota elektorale për të fituar zgjedhjet në SHBA ndërkohë që projeksionet deri më tani nuk përcaktojnë një fitues për shkak të garës së ngushtë./abcnews.al