Shtëpia e Bardhë kërkon ta bëjë aksesin e abortit një nga thirrjet kryesore në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm. Administrata e Biden po u kushton rëndësi të veçantë të drejtave riprodhuese të grave, duke dhënë këshilla ligjore dhe mesazhe.
Duke u mbështetur te ligjvënësit kryesorë vendas dhe zgjerimin e të drejtave të abortit, Shtëpia e Bardhë shpreson të rrisë suksesin relativ që demokratët fituan në zgjedhjet afatmesme.
Pra ata kërkojnë që tema e abortit të jetë një ndër pikat kryesore të fushatës së tyre presidenciale.
Shtëpia e Bardhë i ka ndarë betejat për të drejtat e abortit në shtete të ndryshme politikisht si Teksasi, Nju Jorku dhe Karolina e Veriut në tre kategori të gjera dhe ka krijuar një qasje për secilën, sipas dy zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë dhe dy këshilltarëve që punojnë për këtë çështje.
/abcnews.al