Kamala Harris dhe Donald Trump zhvilluan të martën debatin e tyre të parë presidencial. Ekonomia, emigracioni, aborti si dhe politika e jashtme, ishin disa nga çështjet kryesore që përplasën Harris dhe Trump.
Diplomati Blerim Canaj komentoi në emisionin “Balkan Update” në ABC News, këtë debat të zhvilluar mes Donald Trump dhe Kamala Harris lidhur me zgjedhjet presidenciale në SHBA.
“Ajo që vërehej ishte se Kamala Harris dinte se si ta prekte në disa çështje Donald Trump që edhe e nervozonin. Por dhe çështja e emigrantëve ishte shumë e preku. Por në fund u pa që në sy të shikuesve të debatit, Kamala Harris e fitoi debatin, kjo bënte dallim. Duket që Harris do të jetë një rivale e vështirë e Trump, edhe pse mbetet për t’u parë deri në fund. Mund të thuhet që mbi 82 % e ë anketuarve debati nuk do të ketë ndikim në zgjedhje. Pra mund të themi që debati u fitua nga Harris, por ende nuk dihet se çfarë mund të ndodhë në fund. Por ka edhe një debat tjetër dhe Donald Trump do të duhet që të përgatitet më shumë”, u shpreh Canaj.
Nga ana tjetër nënvizoi se Donald Trump sigurisht që do të përgatitet edhe më shumë me ekipin e tij.
“Ndoshta tani që është lufta në Ukrainë, ndikimi i Donald Trump mund të sjellë një qasje tjetër. Kjo mund ta ndihmojë”, u shpreh ai.
/abcnews.al/