Zgjedhjet presidenciale në SHBA, Biden kryeson sondazhet

schedule08:34 - 14 Shtator, 2020

schedule 08:34 - 14 Shtator, 2020

Edhe pse Presidenti Donald Trump e ka akuzuar vazhdimisht kundërshtarin e tij Joe Biden si shkelës të ligjit. Në sondazhin e fundit, nga 4 shtete të anketuara, demokrati kryeson në tre prej tyre.

Presidenti ka përmirësuar pozicionin e tij politik në Wiscons me premtimin për votuesit e bardhë se do të ndaloi trazirat lokale. Por në shtetet si Minesota, Nevada dhe New Hampshire, Trump nuk ka arritur të bind votuesit me politikat e tij.

Diferenca në përqindje mes kandidatëve nuk është e madhe, për shembull në Wisconsin, Biden mori 48 përqind mbështetje krahasuar me 43 përqind që mori Trump. Ndërsa në Minesota diferenca është më e madhe, 50 përqind për Demokratët dhe 41 përqind Republikanët.

Sipas sondazhit Biden mbështetet më shumë nga personat që jetojnë në qytete dhe periferi, ndërsa Trump ka një avantazh të fortë me ata në zona rurale. Disa nga aspektet politiko-ekonomike ku demokratët morën më shumë mbështetje ishin marrëdhëniet mes racave, uniteti i vendit, Covid-19, protestat, krimi dhe zbatimi i ligjit. Ndërsa Republikanët siguruan më shumë përkrahje për ekonominë.

Rezultatet e sondazhit sugjerojnë që Trump të rishikoj popullaritetin e tij në këto shtete. Edhe pse ka pak kohë, tre debatet presidenciale që fillojnë në fund të këtij muaji mund të jenë mundësia më e mirë e mbetur për Trump për të përmbysur shifrat. Zgjedhjet në Shtetet e bashkuara të Amerikës do të zhvillohen 3 nëntorit 2020 dhe presidenti i ardhshëm do të marrë do të marrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë më datë 20 janar 2021./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!