Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës në zgjedhjet e një ditë më parë ka arritur që të marrë 0.3 për qind të votave, në atë që ia siguron një mandat në Parlamentin e Serbisë.
Në zgjedhjet presidenciale serbe ka marrë pjesë edhe Alternativa Demokratike Shqiptare, që mori 0.1 për qind të votave.
Sipas projeksioneve, Shaip Kamberi, prijësi i koalicionit të Shqiptarëve të Luginës pritet që të jetë edhe njëherë deputet në Parlamentin e Serbisë.
Ai gjatë votimeve të së dielës kishte shprehur synimin që shqiptarët të sigurojnë të paktën tri mandate në Parlamentin e Serbisë./abcnews.al