Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zgjedhjet presidenciale në Francë, Zykaj tregon kush është i preferuari nga Brukseli

schedule22:37 - 21 Prill, 2022

schedule 22:37 - 21 Prill, 2022

Gazetarja Erisa Zykaj në një lidhje me emisionin “log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, ka komentuar se si komentohen zgjedhjet presidenciale në Francë nga ana e Brukselit.

Sipas saj vendet anëtarë të BE kërkojnë një MAcron në krye të Francës, duke shtuar se kishte një frikë për ardhjen e Le Pen në krye, pasi mund të përsëritej historia e Britanisë së Madhe.

Pjesë nga biseda:  

Xhafo: Kemi patur deklarime në favor të Macron para zgjedhjeve të së dielës, ndërkohë që Le Pen nuk kishte aleatë ndërkombëtarë, ose i kishte shumë të pakët. Ka patur ndonjë frikë për krijimin e një aleance republikane, një dige për t’iu kundërvënë Le Pen dhe për të favorizuar Macorn? A ka frikë në Europë se Le Pen mund të fitonte?

Zykaj: Po ka patur një frikë të tillë dhe kjo ndodh para debateve presidenciale. Ajo se si u komentua kthesa e Le Pen në Bruksel, u komentuar se dalja nga BE mund të jet6ë një aventurë e bukur, por shumë e komplikuar, dhe në vend që të ta lehtësojë jetën ta komplikon, siç ndodhi me daljen e Britanisë së Madhe. Argumentet që duam të dalin nga BE sepse nuk duam të drejtohemi nga një grup teknokratësh, duam të kemi gjykatën tonë supreme, të gjitha këto ngjisin për një elektorat që është i zhgënjyer nga politik bërja në përgjithësi, por në realitet kjo është shumë e vështirë siç ndodhi me Britaninë e Madhe. Duhet të themi se Britania e Madhe duhet të flasë çdo javë me BE. Ndërsa për Macron duhet t’i referohesh rrjedhojës që ka BE, sepse Macron ka bërë një deklaratë të rëndësishme duke iu referuar Europës së të nesërmes, i cili ka thënë se me rikthimin e rreziqeve, duhet të flasim një Europë më të gjerë. Presidenti Macron ka deklaruar: “Besoj se mund t’ju them se, gjeopolitika dhe rikthimi i luftës dhe tragjedisë në Evropë, rikthimi i revizionizmit, historitë, dëshirat për pushtet dhe hegjemonia na detyrojnë të reflektojmë se si ne duam të organizojmë një Evropë të gjerë e cila ndoshta nuk është ajo që i korrespondon të gjitha politikave tona publike, ndoshta nuk është Bashkimi Evropian siç e shohim ne, siç e mendojmë, siç e projektojmë sot. Por ne duhet të stabilizojmë dhe të përqafojmë shumë të vendeve që janë të destabilizuara nga islamizmi politik, nga influenca ruse dhe ndërhyrjet kineze në pragun tonë dhe po na destabilizojnë. Kjo do të kërkojë gjithashtu rishikimin tonë të mënyrës së vetëqeverisjes dhe e organizimit të vetvetes. Eshtë për më këtë, që ne kemi konferencën për të ardhmen e Evropës. Ky ndërgjegjësim gjeopolitik, ky konteksti i ri dhe ky ushtrim i ri duhet të jetë në gjendje të konvergojnë deri në verë. Do të duhet të gjejmë format e reja të Evropës sonë”

Xhafo: A ka vend për Shqipërinë në këtë Europë, duke patur parasysh se herën e parë ai që na tha jo ishte Macron?

Zykaj: Por vazhdon duhet të stabilizojmë vendet që janë nën kërcënimin rus dhe atë kinez, dhe për këtë na ndihmon konference për të ardhmen e Europës. Kjo Konferencë ka punimet e saj në 30 prill në Strazburg dhe në 9 maj do ti prezantohet Komisionit Europian. Macron në këtë rast do të konsultohet me qytetarët europianë, për të parë se si duhet reformuar Europa. Sipas tij kjo Europa mund të jetë me shpejtësi të ndryshme. Kjo mund të bëhet realitet. Macron nuk është i mendimit që shtete e Ballkanit Perëndimor të kenë të njëjtën peshë si vendet anëtare.

Milo: Nuk është ide e re kjo e Macron, këtë dua të them, është marrë dhe rimarrë disa herë kuy koncept për të ndërtuar Europën. Duhet një Europë që nuk mund të marrë vendime me shumë vende anëtare, prandaj duhet ajo Europë me 2-3 shpejtësi.

Xhafo: ka një problem, një gjë me shpejtësi të ndryshme mund të ketë adoptimi i Euros, ku u vendos që çdo vend që do ishte pjesë e Europës duhet ta bëjnë me detyrim adoptimin e euros, me përjashtim të Danimarkës.

Milo: Kjo edhe sot zbatohet, ka vende si Bullgaria dhe Rumania të cilat nuk janë në eurozonë, sepse nuk plotësojnë standardet.

Xhafo: Dje ke raportuar për PE që miraton raportin e Izabel Santos, që thotë se Shqipëria ka ecur në rrugën e integrimit Europian, çfarë do të thotë kjo?

Zykaj: Nuk e thashë idenë e Macron si ide të re, por thashë se në këtë prizëm ne na favorizon kjo gjë. Integrohet Ballkani perëndimor por nuk mund të ketë peshën e shumë vendeve Europiane.

Xhafo: A nuk është ky një eufenizëm, pra e thënë butë që Ballkani perëndimor mund të ketë bashkim doganor me Europën por pa qenë pjesë e saj?

Zykaj: Aty është kleçka, do realizohet por se si do realizohet kjo është për ta parë detajet.

Xhafo: Kalojmë tek domethënia e PE?

Zykaj: Është e vërtetë që 3 institucionet kyçe janë unison për të thënë që Shqipëria është gati për hapjen e negociatave, thënë kjo se që nga 2018-të nuk ka qenë rasti.

/T.H/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!