Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Zgjedhjet, përçarje dhe tensione”/ Raporti paraprak i OSBE për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut

schedule17:46 - 8 Tetor, 2025

schedule 17:46 - 8 Tetor, 2025

Zgjedhjet lokale te 19 tetorit ne Maqedonine e Veriut dhe fushata elektorale po mbahen ne nje kontekst shoqeror dhe politik thellesisht te polarizuar.
Ky eshte vleresimi i zyres se OSBE-ODIHR ne raportin paraprak per zgjedhjet lokale.

Mosbesimi në institucione, perceptimet për përhapjen e korrupsionit dhe tensionet mbi identitetin kombëtar dhe përfaqësimin etnik vazhdojnë të formësojnë mjedisin zgjedhor thekson vezhgimi i OSBE-ODIHR.

Në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, që zhvillohen më 19 tetor, garojnë gjithsej 309 kandidatë për 81 poste për kryetar komune.

Gjithesej ne vend jane te regjistruar rreth 1 milione e 830 mije persona me te drejte vote, nga te cilet 1 milione e 720 jetojne ne vend.

Komisioni qendror i zgjedhjeve ka bere edhe nje perllogaritje per kandidatet gra dhe burra.
Ne total, kandidate burra janë 277  ose 89.6%) ndërsa gra janë vetëm 32 ose 10.4%.

Kandidatja më e moshuar si anëtare e Këshillit të Komunës së Manastirit është 97 vjeç.

Në bllokun maqedonas gara kryesore po zhvillohet midis partisë në pushtet VMRO-DPMNE dhe opozitës së udhëhequr nga LSDM, ndërsa tek blloku politik shqiptar beteja kryesore po zhvillohet midis koalicionit në pushtet VLEN dhe opozitës Aleanca Kombetare per Integrim.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!