Zgjedhjet lokale të 19 tetorit në Maqedoninë e Veriut dhe fushata elektorale po mbahen në një kontekst shoqëror dhe politik thellësisht te polarizuar. Ky është vlerësimi i zyrës së OSBE-ODIHR në raportin paraprak për zgjedhjet lokale.
Mosbesimi në institucione, perceptimet për përhapjen e korrupsionit dhe tensionet mbi identitetin kombëtar dhe përfaqësimin etnik vazhdojnë të formësojnë mjedisin zgjedhor thekson vëzhgimi i OSBE-ODIHR.
Në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, që zhvillohen më 19 tetor, garojnë gjithsej 309 kandidatë për 81 poste për kryetar komune. Gjithsej në vend janë të regjistruar rreth 1 milionë e 830 mije persona me te drejte vote, nga të cilët 1 milionë e 720 jetojnë në vend.
Komisioni qendror i zgjedhjeve ka bërë edhe një për llogaritje për kandidatet gra dhe burra. Në total, kandidate burra janë 277 ose 89.6%) ndërsa gra janë vetëm 32 ose 10.4%.
Kandidatja më e moshuar si anëtare e Këshillit të Komunës së Manastirit është 97 vjeç.
Në bllokun maqedonas gara kryesore po zhvillohet midis partisë në pushtet VMRO-DPMNE dhe opozitës së udhëhequr nga LSDM, ndërsa tek blloku politik shqiptar beteja kryesore po zhvillohet midis koalicionit në pushtet VLEN dhe opozitës Aleanca Kombëtare për Integrim.
/abcnews.al/

