Zgjedhjet për kryetar të PD në qershor, Grida Duma tregon arsyet: Akt reflektimi

schedule21:09 - 17 Maj, 2021

schedule 21:09 - 17 Maj, 2021

Grida Duma, kandidatja e PD që rezultoi fituese e mandatit në zgjedhjet e 25 Prillit ka deklaruar se arsyeja e zhvillimit të zgjedhjeve në PD para muajit korrik, është një akt reflektimi brenda partisë në favor të kandidatëve për të shpalosur platformat.

Duke folur në Syri Tv, Duma komentoi edhe deklaratën e Ina  Zhupës ditën e sotme që e lidhi procesin zgjedhor me periudhën e pushimeve verore.

“Mund ta ketë thënë si një metaforë më sportive., Nuk ka të bëjë me qëndrimin e PD. Por PD po bën një akt reflektimi të shpejtë pa pritur datat dhe procedurat. Po e shtrijmë afatin kohor në favor të kandidatëve për të shpalosur platformat.

Nuk shikoj kush është shqetësimi në këtë mes. Forcimi i opozitës është të hyjë në zgjedhje shpejt dhe të reflektojnë shpejt për t’u forcuar dhe reflektuar.

Jemin Gjana ka qenë kryetar komisioni edhe në zgjedhjet e mëparshme në parti.  Ajo që ka ndodhur me PD që dogji mandatet dhe nuk mori pjesë, nuk besoj të ketë ndodhur ndonjëherë ky proces radikalizmi”, tha Duma./mv.abcnews.al