Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është drejtuar qendrës së votimit pasditen e sotme, ndërkohë që po zhvillohet procesi i zgjedhjes së kreut të partisë.
Meta është i vetmi person i regjistruar si kandidat për postin e kreut të PL, ndërsa më parë ai ka deklaruar se faktin që askush tjetër nuk ka dalë përballë tij, e sheh si besim ndaj lidershipit të tij.
Meta: Ishte kënaqësi, një votim modern dhe jo aq i thjeshtë për të zgjedhur. Besoj se përmes këtyre zgjedhjeve po hedhim hap të rëndësishëm për të formësuar lidershipin e ri të PL për një Shqipëri që i përket të rinjve.
Pas votimit, Meta foli për gazetarët dhe tha se zotimi i tij është një lidership i vendosur deri në një triumf përfundimtar.
Meta: Zotimi është një lidership i vendosur deri në triumf përfundimtar të lirisë mbi tiranisë. Dy parimet janë: Never give up dhe The lider should lead. Betejë vendimtare për afirmimin e të ardhmen e kombit. Angazhimi më madhor i konventës, që Shqipëria duhet t’i përkasë të rinjve. Në fushatat e fundit që bëja para se të zgjidhesha për president flisja për mbështetjen e të rinjve e frymëzimin për të jetuar e punuar këtu. Pensionistët më thoshin flet vetëm për të rinjtë e jo për ne. U thosha kur flas për ta flas për tërë Shqipërinë. Nëse nuk mbajmë të rinjtë këtu është problem për të gjithë se nuk ka kush paguan as pensionet tuaja. Shqetësimet e mia dolën të vërteta. Është rritur numri i qytetarëve që jetojnë të vetmuar. Dramë e madhe familjare shoqërore e kombëtare. Programi që kemi paraqitur sot është i realizueshëm. Nuk kemi premtuar të bëjmë mrekulli si në Danimarkë e Gjermani, por më të mirën siç kanë bërë fqinjët tanë. Jemi të qartë e të bindur në programin tonë. Sot i themi shqiptarëve, na jepni fuqi t’ju japim llogari. Fuqia juaj është referendum./Abcnews.al/