Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zgjedhjet për anëtarët e KLP e KLGJ, Soreca: Presim një proces të ndershëm

schedule15:10 - 10 Dhjetor, 2018

schedule 15:10 - 10 Dhjetor, 2018

Kryediplomati  i BE në Tiranë Luixhi Soreka kerkoi një proces të ndershëm dhe transparent te zgjedhjes se anëtarëve te Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Ndërsa ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, inkurajoi gjyqtarërt dhe prokurorët të marrin pjesë në zgjedhjen e kolegëve të tyre në këto institucione. Pas një takimi në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, kryediplomati i BE në Tiranë, Luigi Soreca, vuri theksin tek ngritja e Këshillit ta Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor.

“Është shumë e rëndësishme që gjyqësori të jetë tërësisht funksional. Është e rëndësishme që lufta kundër korrupsionit të nisë nga sistemi gjyqësor. Presim hapa shumë të rëndësishëm këtë jave për ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që do të ndodhë nesër dhe pasnesër. Ne presin që të jetë një proces i ndershëm dhe transparent”.

Sipas ambasadorit, ky proces është një mundësi unike për të konsoliduar shtetin ligjor dhe besimin e publikut tek drejtësia. Nga ana e saj, ministrja e Drejtësisë, njëkohësisht Koordinatore Kombëtare Antikorrupsion ftoi prokurorët dhe gjyqtarët të marrin pjesë në mbledhjet e përgjithshme ku do të votohet për anëtarët e KLP e KLGJ. Më herët, ministrja listoi disa nga rezultatet në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit gjatë vitit 2018.

“Në total janë dhënë 445 masa disiplinore për drejtues dhe punonjës të administratës, të cilët janë gjetur në shkelje ligjore dhe afera korruptive në punën e tyre. 33% e këtyre masave kanë qenë për pozicione në nivel drejtues. Ndërsa 36 punonjës janë kallëzuar penalisht pranë organeve të Prokurorisë, pasi kanë qenë të dyshuar për veprat penale të korrupsionit apo shpërdorimit të detyrës”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!