Avokati Edmond Petraj komentoi për ‘NewsRoom’ përgatitjen e opozitës për zgjedhjet në 6 bashki, të caktuara në datën 9 nëntor. Petraj tha se askush nga rradhët e demokratëve nuk e merr riskun të kandidojë në zgjedhje.
“Ajo që shoh në këtë marrëdhënie, pse nuk del vetë Alimehmeti. Erion Veliaj nuk u shkarkua nga PD, janë tjetërkund marrëdhëniet ku u shkarkua. Alimehmeti nëse donte dhe meqë ka marrë vota, nuk është deputet dhe nuk humbte asgjë. Asnjë nga PD nuk e merr riskun të kandidojë.”
Më tej, gazetarja Enkelejda Mema tha se Partia Socialiste vjen në garë si triumfuese pas zgjedhjeve të 11 majit, me kandidatin e vërtetë Edi Ramën.
Mema tha se kryesocialisti synon një fitore edhe më të thellë se në zgjedhjet e kaluara, pas shkarkimit të kryebashkiakut Veliaj.
“Partia Socialiste vjen në garë si triumfuese, kandidati i vërtetë është Edi Rama. Ai kërkon që në 9 nëntor të marrë shumë më tepër vota, dhe duket që nga angazhimi i Belindës dhe me figura të tjera qendrore.
Tregon se Rama kërkon një fitore të fortë. Për t’i dhënë një lloj shuplake Berishës që merret ende me zgjedhjet e majit, për të treguar se kush është PS dhe së treti për t’i dhënë një ëprgjigje të gjithve.” / abcnews.al /

