Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rekord fletësh të pavlefshme në zgjedhje

schedule14:53 - 26 Prill, 2021

schedule 14:53 - 26 Prill, 2021

Një rekord fletësh votimi janë shpallura të pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021. Deri më tani KQZ ka numëruar gati 849 845  vota të hedhura në 2796 kuti votimi në të gjithë vendin, por ajo që bie në sy është numri i lartë i fletëve të votimit të pavlefshme.

Sipas të dhënave të deri tanishme të KQZ-së janë shpallur ta pavlefshme 43 566 fletë votimi  të hedhura në kutitë e votimit, raporton abcnews.al.

Kjo shifër është rekord krahasuar me zgjedhjet e 2017, në të cilat u konstatuan 2 për qind fletë votimi të pavlefshme.

Ndërkohë një ndër arsyet kryesore dyshohet se është fleta e re e votimit, ku qytetarët duhet të bënin kujdes dhe të zgjidhnin partinë dhe një nga kandidatët e partisë. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!