Procesi për zgjedhjet parlamentare në vend po monitorohet ede nga vëzhgues të OSBE ODIHR. ABC News sjell pamjet e monitorimit të tyre në qendrat e votimit në Fier, konkretisht në shkollën ‘Janaq Kilica’.
Misioni i OSBE-ODIHR ka paralajmëruar se do të ndjekë nga afër zhvillimet gjatë ditës së votimit, si dhe fazën e numërimit dhe shpalljes së rezultateve.
Misioni vjen pas ftesës Së autoriteteve vendase dhe do të përbehet nga një ekip ekspertësh prej 12 vitesh. Do të jenë 26 vëzhgues afatgjatë dhe do kërkohet 300 vëzhgues afatshkurtër afër ditës së zgjedhjeve./abcnews.al